Kalimi i Yan Diomandes te Real Madridi mund ta largojë Fisnik Asllanin nga Barcelona

Barcelona po e konsideron ende Fisnik Asllanin si një prej alternativave për përforcimin e repartit sulmues, por një tjetër zhvillim në merkato mund ta ndërlikojë transferimin e tij në “Camp Nou”.

Të lidhura

None found

Gazeta spanjolle AS raporton se sulmuesi i Hoffenheimit bën pjesë në listën e kandidatëve që klubi katalanas po analizon nëse Ferran Torres largohet gjatë kësaj vere. Megjithatë, situata mund të marrë një drejtim tjetër në rast se Yan Diomande transferohet te Real Madridi.

RB Leipzig pritet të shtojë përpjekjet për Asllanin nëse talenti nga Bregu i Fildishtë kalon te skuadra madrilene. Klubi gjerman e vlerëson reprezentuesin e Kosovës si zëvendësuesin e përshtatshëm dhe synon të reagojë me shpejtësi në treg.

Ky skenar do t’i krijonte vështirësi të mëdha Barcelonës, pasi katalanasit mund të humbnin objektivin kryesor të përcaktuar për zëvendësimin e Ferran Torresit, nëse ky i fundit largohet.

Transferimi i mundshëm i Diomandes te Real Madridi mund të shkaktojë kështu një efekt zinxhir në merkato, duke cenuar planet e Barcelonës dhe duke e afruar Fisnik Asllanin me Leipzigun.

Ndërkohë, për përfundimin e kalimit të Diomandes te Reali kanë mbetur vetëm disa hollësi. Leipzig kërkon 120 milionë euro fikse, ndërsa madrilenët po ofrojnë afro 100 milionë euro, së bashku me bonuset.


holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort