Sot seanca e fundit plenare, qytetarët rrethojnë Kuvendin: Nuk na përfaqësoni! Parlament i krimit

Këtë të hënë, seanca e fundit e Kuvendit, pritet të shoqërohet me një tjetër protestë qytetare, e thirrur për këtë të hënë, përpara godinës së Parlamentit.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në orën 08:0p, në shenjë pakënaqësie ndaj Kuvendit dhe klasës politike.

Të lidhura

None found

Sipas tyre, protesta synon të ngrejë zërin kundër një institucioni që, siç pretendojnë organizatorët, është shkëputur nga shqetësimet dhe interesat e qytetarëve.

Tubimi i së hënës si vijim i revoltës qytetare që vijon prej 58 ditësh, ndërsa pritet që ashtu si në protestën e 23 korrikut, masat e sigurisë të jenë të shtuara.

Zona përreth Parlamentit pritet të jetë e rrethuar nga forca të shumta policie, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës.

Protesta zhvillohet në një moment kur Kuvendi pritet të përmbyllë sesionin e tij, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e aksionit qytetar dhe të thirrjeve kundër klasës politike.


Shtuar 27.07.2026 07:49

holiganbetJojobetPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort