Arifi: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është i pamundur pa miratimin e SHBA-së

Dritëro Arifi, analist i çështjeve politike, e konsideron përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si elementin vendimtar për hyrjen e Kosovës në NATO. Sipas tij, ky synim nuk mund të realizohet pa dritën e gjelbër nga Uashingtoni.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se as një ushtri e Kosovës me aftësi dhe përgatitje të njëjtë me ato të Francës ose Gjermanisë nuk do të ishte e mjaftueshme për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike, nëse do të mungonte mbështetja amerikane.

“Pa thënë ShBA-ja ‘po’, edhe nëse ne e kishim pasur ushtrinë, po themi, të Francës apo të Gjermanisë me përgatitje, ne nuk mund të bëhemi anëtar i NATO-s”, deklaroi Arifi.

Në vlerësimin e tij, pranimi në NATO nuk përcaktohet vetëm nga kapacitetet ushtarake, por lidhet edhe me qëndrimet politike të shteteve anëtare. Në këtë proces, ai e cilësoi rolin e Shteteve të Bashkuara si përcaktues.

“Pa thënë ShBA-ja ‘po’ asnjëherë s’bëhesh anëtar i NATO-s. Edhe nëse ka pengesa politike, ato mund të zgjidhen. Por, kur nuk e kemi një ‘PO’ të madhe të Amerikës, imagjino çka thonë shtetet që nuk e njohin Kosovën brenda NATO-s”, u shpreh ai.


Shtuar 26.07.2026 18:41

holiganbetJojobetBetpasPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetstarzbetStarzbetjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort