Barcelona nis kërkimin për një mesfushor pas dëmtimit të rëndë të De Jong

Një dëmtim i papritur i Frenkie de Jong ka detyruar Barcelonën të rishikojë strategjinë e merkatos verore, duke e shtyrë klubin katalanas të fillojë menjëherë kërkimet për një përforcim në qendër të fushës.

Të lidhura

None found

Burime pranë klubit tregojnë se tashmë janë ndërmarrë kontaktet e para për të testuar mundësinë e transferimit të Lamine Camaras, talentit 22-vjeçar të Monacos, i cili konsiderohet si zgjidhja ideale për të zëvendësuar mungesën e lojtarit holandez.

Reprezentuesi holandez pritet të jetë jashtë fushave për disa javë, pasi ka pësuar një këputje të ligamentit anësor të brendshëm në gjurin e djathtë. Kontrollet e thelluara mjekësore kanë zbuluar gjithashtu një problem artikular në po të njëjtin gju, i cili është acaruar gjatë angazhimit të tij në Kupën e Botës 2026.

De Jong do të ndjekë një rrugë rikuperimi konservativ, pa kirurgji, por kjo e përjashton atë nga e gjithë faza përgatitore dhe nga ndeshjet e para zyrtare të sezonit të ri.

Në këtë kontekst të vështirë, trajneri Hansi Flick e sheh Lamine Camarën si një lojtar që përputhet në mënyrë natyrale me filozofinë e lojës së Barcelonës. Ai vlerëson profilin e tij atletik, energjinë rinore dhe aftësinë për të mbuluar rolin e mesfushorit mbrojtës.

Lojtari senegalez do të mund të krijonte një treshe premtuese në këtë repart, duke u bashkuar me të rinjtë Marc Bernal dhe Gavin.

Menaxhmenti katalanas synon të përfitojë nga situata kontraktuale e Camarës, marrëveshja e të cilit me Monacon përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, për të ulur koston e një marrëveshjeje të mundshme. Sipas vlerësimeve paraprake, vlera e kartonit të tij sillet rreth shifrës së 40 milionë eurove.

Mesfushori afrikan ka lënë gjurmë gjatë sezonit të tij me klubin francez, ku u aktivizua në 31 takime dhe kontribuoi me 3 gola e 4 pasime vendimtare.


matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet