Özgür Özel braktis CHP-në dhe krijon “Partinë e Re”, 91 ligjvënës e ndjekin

Özgür Özel, lideri i opozitës në Turqi, është shkëputur nga Partia Republikane Popullore (CHP) pas një vendimi gjyqësor që e përjashtoi nga radhët e saj, dhe ka njoftuar krijimin e një subjekti të ri politik të quajtur “Yeni Parti” (“Partia e Re”).

Të lidhura

None found

Burime të afërta me Özelin bëjnë të ditur se 91 deputetë janë larguar nga CHP për t’u rreshtuar në komitetin themelues të formacionit të ri, duke e shndërruar atë në grupin më të madh brenda Parlamentit turk.

Një burim pranë tij raporton se Özgür Özel ka firmosur dokumentet e themelimit të Partisë së Re, duke zyrtarizuar kështu dorëheqjen e tij nga Partia Republikane Popullore.

Kjo lëvizje i shkakton një goditje të fuqishme CHP-së, partisë socialdemokrate me rrënjë historike të themeluar nga Mustafa Kemal Atatürk, e cila tani numëron rreth 40 përfaqësues në legjislaturë.

Özel, i cili kishte marrë frenat e CHP-së në nëntor 2023, u detyrua të lërë postin pas një vendimi gjyqësor në maj, duke i hapur rrugë rikthimit të ish-kryetarit Kemal Kılıçdaroğlu në krye të partisë.

Në reagimin e tij ndaj situatës, Özel e cilësoi veprimin e qeverisë si një strategji politike për të minuar opozitën dhe për t’i siguruar rrugë të lehtë Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të presidentit Rexhep Tajip Erdogan drejt zgjedhjeve parlamentare të vitit 2028.

“AKP-ja e pranon se nuk arrin dot të fitojë më një proces zgjedhor demokratik. E di mirë se populli turk nuk e mbështet më këtë qeverisje,” theksoi Özel.

Krijimi i “Partisë së Re” pritet të riformësojë thellësisht balancat politike në Turqi, teksa vendi i afrohet një faze të re tensionesh në prag të zgjedhjeve të ardhshme.


Shtuar 24.07.2026 17:09

matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet