Arrestohet argjendari në Lezhë, sekuestrohen ora dhe bizhuteri me vlerë 300 mijë euro

Policia e Lezhës, ka vënë në pranga një tregtar 39-vjeçar, i cili tregtonte në dyqanin e tij sende luksoze pa origjinë të justifikuar. Dyshohet se ora dore të markave prestigjoze dhe stoli ari, ishin vjedhur më parë në vende të tjera dhe futeshin në Shqipëri përmes kontrabandës.

Në bashkërendim me Prokurorinë, u finalizua operacioni i koduar “Final O’clock”, i cili erdhi pas një pune të gjatë hetimore nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare. Gjatë ndërhyrjes, u vu nën pranga shtetasi me iniciale A. M., banues në Lezhë.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari dyshohet se siguronte mallra me vlerë të lartë për të cilat mungonte dokumentacioni ligjor i prejardhjes. Kontrollet e ushtruara në ambientet e argjendarisë çuan në sekuestrimin e provave të shumta materiale: 133 copë ora dore të firmave luksoze pa asnjë dokument shoqërues, stoli ari me një peshë totale afërsisht 3.3 kilogramësh të pambuluara me fatura blerjeje, si dhe shuma monetare prej 270 500 lekësh dhe 2 700 eurosh, për të cilat mendohet se rrjedhin pikërisht nga kjo veprimtari e paligjshme.

Sipas llogaritjeve paraprake, pasuria e bllokuar arrin një vlerë rreth 300 mijë euro. Hetuesit po vijojnë punën për të zbardhur plotësisht skemën kriminale dhe për të zbuluar nëse persona të tjerë kanë bashkëpunuar me të arrestuarin. Dosja e plotë i ka kaluar për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.


matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet