Ramush Haradinaj i tronditur thellë nga tragjedia në Strellc, reagon pas vdekjes aksidentale të Shpend Hasanramajt

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Strellcit në Deçan, ku Shpend Hasanramaj dyshohet se humbi jetën në mënyrë aksidentale nga djali i tij në Bjeshkët e Strellcit.

Të lidhura

None found

Ish-lideri i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka ndarë dhimbjen dhe keqardhjen e tij përmes një postimi në Facebook, duke iu drejtuar familjes së të ndjerit me mesazhe ngushëllimi.

“E pritëm me pikëllim të thellë njoftimin për ikjen tragjike të Shpend Hasanramajt nga Strellci i Deçanit. Në këto çaste të rënda për familjen Hasanramaj, qëndrojmë pranë tyre në këtë dhimbje të pamasë,” shkroi Haradinaj.

Ai e cilësoi Shpendin si një figurë të nderuar, largimi i të cilit përfaqëson një humbje të rëndë për mbarë komunitetin. “Shpendi gëzonte respekt të gjerë dhe kjo goditje na prek thellësisht secilin prej nesh,” shtoi ai.

Në përfundim të mesazhit të tij, Haradinaj shprehu ngushëllimet më të thella për familjarët dhe miqtë, duke uruar që Zoti t’u japë forcë për ta tejkaluar këtë periudhë të vështirë.


Shtuar 23.07.2026 18:16

matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet