Në një reagim për protestat masive që kanë përfshirë vendin, kryeministri Edi Rama, u përqendrua te “Paketa e Maleve”, të cilën e mori në mbrojtje.
Gjatë një komunikimi në “Facebook” nga Thethi, Rama vuri në pikëpyetje nëse kritikët e kësaj nisme e njohin përmbajtjen e ligjit dhe arsyet që çuan në hartimin e tij.
Të lidhura
None found
Kreu i qeverisë deklaroi se nuk e di sa informacion kanë ata që, sipas tij, i shohin malet nga qyteti dhe e gjykojnë politikën nga kafeneja.
Ai shpjegoi se në Shqipëri, veçanërisht në zonat veriore, ekzistojnë territore ku banorët dhe komunitetet nuk e kanë njohur apo pranuar ligjin për ndarjen e tokës.
Sipas Ramës, për këtë arsye toka është ndarë mes vetë banorëve, pasi “1501-i” nuk ka përcaktuar ndarjen në bazë të asaj që ata kishin zotëruar më parë.
Kryeministri tha se zgjodhi të fliste drejtpërdrejt për të ndarë disa informacione lidhur me “Paketën e Maleve”.
