Atentat në Sarandë ndaj Thimjo Rubatit, hetohet lidhja me dhunimin e policit ku dyshohet djali i tij

Thimjo Rubati ka qenë shënjestra e një sulmi me armë zjarri të ndodhur në mbrëmje, në lagjen nr. 4 të Sarandës.

Të dhënat paraprake tregojnë se ndaj tij kanë qëlluar dy persona të maskuar, të cilët udhëtonin me motor. Pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Të lidhura

None found

Rubati njihet nga autoritetet si person me precedentë të shumtë penalë. Ai rezulton i skeduar për vepra që lidhen me trafikimin e klandestinëve, kontrabandën, armëmbajtjen pa leje dhe trafikun e mjeteve motorike.

Atentati është regjistruar vetëm pak metra larg pikës ku, një natë më parë, u dhunua oficeri i Policisë Mihal Velço. Për përfshirje në atë episod dyshohen djali i Thimjo Rubatit dhe dy shokët e tij, të cilët janë të tre persona me precedentë penalë.

Forcat e policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonë dhe kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët e sulmit dhe për të zbardhur rrethanat. Po verifikohet gjithashtu nëse dy ngjarjet, të ndodhura brenda pak orësh në të njëjtën zonë, kanë lidhje me njëra-tjetrën.


Shtuar 17.07.2026 22:43

MatbetjojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobet girişjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş