Raportohet nga Diario Sport se emri i sulmuesit të Al-Nassrit, Jhon Duran, i është paraqitur Barcelonës gjatë ditëve të fundit.
Të lidhura
None found
Klubi katalanas po shqyrton mundësinë e afrimit të një qendërsulmuesi tjetër, përveç Julian Alvarez të Atletico Madridit, i cili mbetet objektivi kryesor.
Nevoja për një përforcim në sulm lidhet me situatën e Ferran Torresit. Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës dhe ka zhvilluar kontakte me PSG-në, duke e bërë të mundshëm largimin e tij.
Deco kishte tentuar ta sillte Duranin te Barcelona në vitin 2025, por kampionët aktualë të La Ligës nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë për ta transferuar në këtë moment.
Nga ana tjetër, Benfica është pranë një marrëveshjeje për ta marrë sulmuesin kolumbian në huazim, me opsion për blerjen e tij.
22-vjeçari e zhvilloi pjesën e parë të sezonit të kaluar në huazim te Fenerbahce, ndërsa në gjysmën e dytë ishte i huazuar te Zenit Saint Petersburg.
