Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, reagoi ashpër ndaj anulimit të takimit në Athinë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”. Ai kërkoi që kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës të japin llogari.
Në një postim, Rama paraqiti arsyet e përmendura në njoftimin zyrtar të Komitetit Olimpik të Kosovës, të cilat çuan në anulimin e takimit nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare.
Të lidhura
None found
Sipas tij, bëhet fjalë për mungesën e përgjigjeve, detyrimet e lëna pa përmbushur dhe moskonfirmimin e delegacionit brenda afatit të përcaktuar.
Rama shprehu shqetësim për zhvillimet dhe tha se takimi do të shërbente si një nga përpjekjet e fundit për të shmangur rrezikimin e organizimit të kësaj ngjarjeje të madhe sportive në Kosovë.
“Pas gjithë paralajmërimeve, u anulua edhe takimi ku duhej të bëhej përpjekja e fundit për t’ua ruajtur qytetarëve të Kosovës këtë mundësi historike. Ky është skandal dhe turp për shtetin tonë”, përfundoi Rama.







