Trageti mbërrin në Korfuz me pasagjerë përtej kapacitetit, arrestohet kapiteni shqiptar 45-vjeçar

Një kapiten shqiptar, 45 vjeç, është arrestuar nga autoritetet portuale të Korfuzit, pasi në tragetin e pasagjerëve që drejtonte u gjetën më shumë persona nga sa parashikonte kapaciteti i miratuar.

Anija me flamurin e Saint Kitts dhe Nevis po lundronte nga një port shqiptar drejt Korfuzit. Me të mbërritur në destinacion, oficerët e Autoritetit Qendror Portual numëruan pasagjerët dhe konstatuan se kufiri maksimal i përcaktuar në certifikatën e lundrimit ishte tejkaluar.

Të lidhura

None found

Pas këtij konstatimi, 45-vjeçari u vu në pranga. Ai përballet me akuza për shkeljen e Kodit të së Drejtës Publike Detare dhe të legjislacionit që përcakton mënyrën e trajtimit të mbingarkesës me pasagjerë, si dhe procedurat e regjistrimit, kontrollit dhe inventarizimit të tyre.

Autoriteti Qendror Portual i Korfuzit po zhvillon hetimet paraprake për sqarimin e plotë të ngjarjes. Njëkohësisht, ka nisur procedura për zbatimin e sanksioneve administrative që parashikon ligji.


MatbetjojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobet girişjojobet giriş