U dhunua nga disa persona në Sarandë, reagon oficeri Mihal Velço: Ishte konflikt i çastit, më shanë teksa po udhëtoja me motor

Një oficer i Policisë së Shtetit është përfshirë në një konflikt fizik gjatë natës në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 në lagjen nr. 3 të qytetit, ku është konfliktuar oficeri i krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, Mihal Velço.

Ai nuk ka pranuar të prononcohet, por në një komunikim me korrespondenten e Top Channel, Entjola Budo, ai është shprehur se ishte duke udhëtuar me motor kur dëgjoi një grup personash të panjohur që e shanë dhe e ofenduan. Ai tregon se zbriti nga motori dhe u përlesh fizikisht me ta, duke theksuar se nuk njihte asnjërin prej personave dhe se ngjarja ndodhi në orët e vona të natës. Sipas tij, pjesa tjetër e rrethanave i përket hetimit. Ai shton se janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe se nuk ka pësuar dëmtime serioze, pasi konflikti ishte i çastit dhe, pas një përleshjeje të shkurtër, të gjithë personat e përfshirë u larguan.

Pas njoftimit për ngjarjen, forca të shumta policie zhvilluan kontrolle në zona të ndryshme të Sarandës deri në orët e para të mëngjesit. Janë kontrolluar banesa, lokale dhe ambiente publike, ndërsa disa persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje.

Hetuesit kanë sekuestruar gjithashtu pamjet e kamerave të sigurisë në përpjekje për të identifikuar personat e përfshirë në konflikt, ndërsa puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijon.


Shtuar 17.07.2026 11:19

MatbetEsenyurt EscortmatbetjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet