Mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 3 të Sarandës, është dhunuar Mihal Velço, oficer krimesh pranë Komisariatit të Policisë Sarandë.
Velço po udhëtonte me motor kur një grup personash fillimisht e ka fyer dhe më pas e ka kanosur. Oficeri ka zbritur nga motori dhe mes tij dhe personave të përfshirë ka nisur një konflikt fizik.
Të lidhura
None found
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes nuk janë sqaruar ende. Të dhënat paraprake tregojnë se mund të ketë qenë një përplasje e çastit dhe jo një sulm i organizuar.
Pas marrjes së njoftimit, forca të shumta policie zhvilluan kontrolle në të gjithë qytetin e Sarandës, ndërsa aksioni vijoi deri në orët e para të mëngjesit.
U kontrolluan banesa, lokale dhe hapësira publike, ndërsa disa persona u shoqëruan dhe u morën në pyetje.
Deri tani nuk ka të dhëna për kapjen e autorëve të dyshuar. Puna për zbardhjen e rastit po vijon.
