Pas përfitimit nga masa e amnistisë penale, Erisa Fero doli sot nga burgu i grave në Pojskë. Ajo ishte vënë në pranga në muajin dhjetor të 2022-shit, kur forcat e rendit zbuluan në makinën e saj 58 kilogramë kanabis, teksa udhëtonte në segmentin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Sipas të dhënave të hetimit, ngarkesa e lëndës narkotike kishte si destinacion final Maqedoninë e Veriut.
Rasti tërhoqi vëmendje të gjerë mediatike për shkak të pozicionit që Fero zinte në strukturat e administratës publike. Menjëherë pas ndalimit të saj, AKSHI konfirmoi shkarkimin nga detyra. Tashmë, pasi ka kryer një periudhë të caktuar të dënimit, ajo është lënë e lirë si përfituese e amnistisë.
Të lidhura
None found
