Sipas njoftimit të MPB-së, mbrëmë në autostradën Tetovë-Shkup ndodhi një aksident trafiku, si pasojë e të cilit u lënduan pesë persona.
Të lidhura
None found
Në përplasje morën pjesë një furgon “Volkswagen Caddy” me targa të Shkupit dhe një veturë “Golf” me targa të Ohrit. Të dy drejtuesit e mjeteve dhe tre udhëtarët që ndodheshin brenda tyre u lënduan dhe u transportuan në Qendrën Klinike dhe në spitalin “8 Shtatori” në Shkup.
Për shkak të aksidentit, autostrada pësoi një bllokim të gjerë, duke krijuar radhë të stërzgjatura automjetesh.
Një hetim tashmë është nisur për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe shkaqet e sakta të saj do të përcaktohen pasi të përfundojë, raporton Telegrafi.
