Lista e Debitorëve nr. 07/2026 është publikuar nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (UJP), duke përfshirë 5.156 persona fizikë dhe juridikë që kanë detyrime të papaguara tatimore dhe doganore.
Të lidhura
None found
Në këtë regjistër janë përfshirë 2.007 persona juridikë, ose 66 më shumë se në listën paraprake. Numri i personave fizikë është 3.149, që nënkupton një rritje prej 32 debitorësh.
Detyrimet e evidentuara kanë arritur për pagesë deri më 31 mars 2026 dhe nuk janë shlyer deri më 30 qershor 2026. Ato lidhen me TVSH-në, tatimin mbi fitimin, tatimin personal mbi të ardhurat, kontributet për sigurim të detyrueshëm social, akcizat dhe doganat.
Publikimi përfshin persona fizikë dhe ushtrues të pavarur të veprimtarisë, borxhi i të cilëve tejkalon 120.000 denarë, si edhe persona juridikë me detyrime mbi 300.000 denarë.
Sipas të dhënave të UJP-së, shuma neto e borxhit të publikuar është 13,08 miliardë denarë. Krahasuar me listën e mëparshme, kjo paraqet rritje prej më shumë se 162 milionë denarësh.
Pjesa më e madhe e këtij borxhi, përkatësisht 12,86 miliardë denarë, lidhet me tatimet dhe kontributet, ndërsa detyrimet doganore kapin vlerën prej 213,57 milionë denarësh.
Tatimpaguesit që kundërshtojnë informacionet e bëra publike mund t’i drejtohen drejtorisë rajonale përkatëse të UJP-së ose Administratës Doganore, varësisht nga natyra e borxhit.
