Fatmir Shehollit do t’i vazhdojë qëndrimi në paraburgim edhe për 60 ditë të tjera, sipas një vendimi të marrë nga Gjykata e Prishtinës.
Të lidhura
None found
Ai po hetohet për akuzat e spiunazhit.
Mirlinda Gashi, zëdhënëse e gjykatës, konfirmoi se masa e sigurisë është zgjatur pas një kërkese nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Sipas njoftimit të saj, gjyqtarja e procedurës paraprake ka miratuar kërkesën e PSRK-së, duke vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.SH. ka kryer veprën penale “Spiunazhi në vazhdimësi”. Aktvendimi përcakton vazhdimin e paraburgimit për një periudhë prej dy muajsh.
