Vidhet 21-vjeçari nga Saranda, dy persona i marrin varëset e floririt nga qafa

Një 21-vjeçar nga Saranda është vjedhur nga dy persona, të cilët i kanë këputur nga qafa varëset e floririt.

Policia ka arrestuar në flagrancë grabitësit, shtetasit P. B., 19 vjeç dhe A. D., 38 vjeç, banues në Divjakë.

Gjithashtu është arrestuar për dhunë në familje shtetasi A. B., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural./albeu.com


Shtuar 23.07.2021 10:13