Ivi Kaso jep dorëheqjen pas 12 vitesh në krye të Sekretariatit Ligjor të PD: Ja pse po largohet

Deputeti demokrat Ivi Kaso ka bërë të ditur se nuk do të jetë më në krye të Sekretariatit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, një pozicion që e mbajti për plot 12 vjet. Lajmi u komunikua prej tij në platformat sociale, ku shpjegoi se angazhimet e reja kërkojnë fokus të plotë.

Sipas Kasos, vendimi për të mos rikandiduar lidhet drejtpërdrejt me përgjegjësitë e tij si deputet, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike dhe nënkryetar i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Ai theksoi se këto detyra kërkojnë përkushtim maksimal, çka e bën të pamundur vijimin në postin e mëparshëm.

Të lidhura

None found

Në mesazhin e tij, Kaso kujtoi se gjatë këtyre tre mandateve radhazi në sekretariat, sfidat nuk kanë munguar. Ai veçoi fitoren në betejën më të rëndësishme, atë të rikthimit të simboleve dhe flamurit të PD-së te demokratët, duke e cilësuar si një arritje historike në rrethana tejet të vështira.

Ai u shprehu mirënjohje të thellë të gjithë mbështetësve demokratë, të cilët me qëndresë dhe sakrifica e bënë realitet këtë fitore. Gjithashtu, falënderoi kryetarin e partisë, profesor Sali Berisha, për besimin e treguar, Sekretarin e Përgjithshëm për përkrahjen e vazhdueshme dhe të gjithë kolegët që bashkëpunuan gjatë gjithë këtij rrugëtimi.


Shtuar 14.07.2026 12:15

MatbetBetsmoveEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş