Një shtetas i Malit të Zi, i identifikuar si D.B., 36 vjeç, ka rënë në prangat e policisë maqedonase pas një shkeljeje flagrante të rregullave të qarkullimit në autostradën A1.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 13 korrik 2026, rreth orës 11:09 paradite, në zonën e fshatit Miletkovë, afër Gjevgjelisë. Policia nga stacionet e Strumicës dhe Gjevgjelisë, gjatë një monitorimi me radar, regjistroi automjetin tip BMW me targa malazeze që lëvizte me 205 km/orë, në një segment ku kufiri maksimal është 120 km/orë.
Pas konstatimit të shkeljes, për rastin është vënë në dijeni një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë dhe ndaj drejtuesit të mjetit është ngritur kallëzimi përkatës.
