Allan Saint-Maximin do të vijojë karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sulmuesi francez, 29 vjeç, është bërë pjesë e Charlotte FC, pasi u largua nga Lens për të provuar një eksperiencë të re në MLS.
Klubi amerikan ka arritur marrëveshje me futbollistin për një kontratë 3-vjeçare, e cila do ta mbajë atë te Charlotte FC deri në verën e vitit 2029.
Të lidhura
None found
Rreth 7-8 vite më parë, Saint-Maximin konsiderohej një prej lojtarëve me potencialin më të madh dhe një perspektivë të ndritur, por në vijim ai zgjodhi paratë përpara karrierës.
Gjatë rrugëtimit të tij, 29-vjeçari ka veshur fanellat e Saint-Etienne, Monaco, Hannover 96, Nice, Newcastle, Al-Ahli, Fenerbahce, Club America dhe së fundmi Lens.
