Zjarri vdekjeprurës në një lokal në Bangkok: viktimat arrijnë në 30, nën hetim shkeljet e mundshme të sigurisë

Autoritetet në Tajlandë kanë hapur një hetim për të verifikuar nëse mungesa e kujdesit dhe shkeljet e rregullave të sigurisë çuan në zjarrin e rëndë në një lokal në Bangkok. Nga ngjarja kanë humbur jetën të paktën 30 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë pësuar lëndime.

Të lidhura

None found

Bilanci i të plagosurve kalon 70 persona, prej të cilëve 24 ndodhen në gjendje kritike. Autoritetet kanë bërë të ditur se objekti ishte regjistruar si “restorant me muzikë live” dhe jo si ambient argëtimi, status që e përjashtonte nga disa kushte më të rrepta lidhur me përdorimin e materialeve rezistente ndaj zjarrit.

Sipas hetimeve të para, flakët mund të jenë shkaktuar nga një qark i shkurtër në sistemin e kondicionimit, i cili solli edhe ndërprerjen e energjisë elektrike në lokal. Zjarri shpërtheu pranë skenës dhe u përhap në vetëm pak sekonda.

Disa prej viktimave janë gjetur në tualetet e lokalit. Dyshohet se ato kishin kërkuar të shpëtonin përmes kësaj pjese të ambientit, por nuk kishin arritur të dilnin jashtë.

Të mbijetuarit kanë deklaruar se disa dyer mund të kenë qenë të mbyllura, ndërsa në objekt mungonin sinjalizimet që orientonin drejt daljeve të emergjencës. Ekspertët e sigurisë kanë ngritur gjithashtu shqetësimin se një derë pranë tualeteve ishte e kyçur dhe se hyrjet kryesore ishin pjesërisht të penguara nga mobilie e sende të tjera.

Dyshimet përqendrohen edhe te dekorimet e përdorura pranë skenës. Materialet plastike dhe elementë të tjerë të djegshëm të vendosur në tavan mund të kenë nxitur përhapjen e vrullshme të flakëve, si edhe krijimin e tymit toksik.

Administrata e Bangkokut ka deklaruar se do të rishqyrtojë rregulloret për mbrojtjen nga zjarri në restorante dhe lokale. Mediat tajlandeze raportojnë se pronari i këtij lokali kishte pasur më herët një tjetër pub në provincën Yasothon, i cili u shkatërrua nga zjarri në vitin 2019. Në atë rast nuk pati viktima, pasi incidenti ndodhi gjatë ditës.


Shtuar 14.07.2026 09:14

MatbetcasibomEsenyurt EscortmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş