Hetimi për vrasjen e dyshuar të Ann Widdecombe kalon në duart e njësive antiterror

Ministrja e Brendshme e Britanisë, Shabana Mahmood, njoftoi të hënën se hetimi për vrasjen e dyshuar të ish-deputetes së Parlamentit, Ann Widdecombe, tashmë po drejtohet nga forcat kundër terrorizmit.

Të lidhura

None found

Fillimisht, autoritetet kishin deklaruar se nuk kishte asnjë shenjë që vdekja e saj të ishte një akt terrorist apo e motivuar politikisht, por tani çështja është marrë përsipër nga njësitë antiterror, raporton CNN.

Trupi i ish-deputetes u gjet të enjten në banesën e saj në Haytor, Devon, në jugperëndim të Anglisë. Sipas policisë, ajo kishte ndërruar jetë një ditë përpara se të zbulohej.

Ndihmës shefi i policisë, Matt Longman, bëri të ditur se Widdecombe kishte pësuar “dëmtime të rënda” dhe se po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Të shtunën, një 28-vjeçar u arrestua në South Yorkshire nën dyshimin për vrasje. Policia e Devon dhe Cornwall tha se i ndaluari është shtetas britanik dhe ndodhet në paraburgim.

Arrestimi u krye me ndihmën e njësive kundër terrorizmit në verilindje të Anglisë dhe policisë së South Yorkshire, të cilat vepruan në emër të autoriteteve të Devon dhe Cornwall.


Shtuar 13.07.2026 14:23

matbetfixbetcasibomEsenyurt EscortmatbetsezarcasinoJojobetJojobetjojobetJojobetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibom girişşanlıurfa haberBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş