Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke favorizuar mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit, bregdeti dhe zonat qendrore do të kenë mot të kthjellët gjatë gjithë ditës, ndërsa në veri dhe lindje do të shfaqen herë pas here vranësira të pakta deri mesatare por kalimtare.
Të lidhura
None found
Reshje lokale shiu me intensitet të ulët priten në zonën e Alpeve dhe në verilindje, ku nuk përjashtohen edhe shtrëngata të izoluara dhe afatshkurtra.
Ndërkohë, në zonat malore të juglindjes dhe jugut mund të ketë reshje të izoluara e afatshkurtra, kryesisht në formën e pikave të shiut. Në pjesën tjetër të vendit nuk parashikohen reshje.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i perëndimit, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa deti do të paraqitet i qetë, me valëzim 1–2 ballë në detet Adriatik dhe Jon.
Temperaturat:


