Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, tha sot se Bajram Begaj e kishte siguruar nga Beogradi çdo leje të nevojshme për vizitën në jug të Serbisë.
Të lidhura
None found
Sipas Vuçiqit, kërkesa ishte paraqitur në përputhje me procedurat dhe autoritetet serbe kishin dhënë të gjitha miratimet përkatëse.
“Ata kanë bërë kërkesën në mënyrë të rregullt dhe kanë marrë të gjitha lejet nga autoritetet serbe. Bëhet fjalë për presidentin e Shqipërisë, e jo për presidentin e diçkaje tjetër”, tha Vuçiq.
I pyetur nga agjencia JUGpress nëse personat me armë të gjata që garantuan sigurinë e Begajt gjatë qëndrimit të tij në Bujanoc ishin “tanët apo të tyret”, Vuçiq dha një përgjigje të shkurtër: “Tanët”.
