Një vajzë adoleshente, e cila mori pjesë në protestën e 42-të, u shpreh se kishte dalë në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të sigurt. Ajo theksoi gjithashtu se është kundër shitjes së territoreve, duke nënvizuar se ato nuk janë toka private të kryeministrit Edi Rama.
“Jam në protestë për të ardhmen time dhe dua të them që Rama ik sepse janë çuar të gjithë studentët dhe mosha ime. Në Shqipëri po shiten pronat tona që janë publike dhe jo private të Edi Ramës. Nuk dua të ndërtohet në zonat e mbrojtura. Vlora është destinacion shumë i bukur dhe s’kishte pse ta shiste. Dua një të ardhme të sigurt prandaj kam dalë në protestë”, tha ajo.
Të lidhura
None found
