Një grua që mori pjesë në protestë, në një prononcim për gazetarin e News 24, Osman Stafa, tha se punon në administratë dhe mund të humbasë vendin e punës, por megjithatë ka vendosur të dalë në shesh, sepse, sipas saj, atdheu ka më shumë peshë se çdo gjë tjetër.
Ajo u shpreh se e ka votuar Ramën 3 herë, por tani është penduar dhe e tha figurativisht se është gati të presë dorën para Kryeministrisë, si shenjë e zhgënjimit të saj.
Të lidhura
None found
“Rrezikoj shumë duke qenë këtu, por krahasuar me rrezikun e shitjes së atdheut, humbja e punës është një e keqe e vogël. Punoj në administratë. Pa atdhe rrezikojmë të na çojnë në Lesbos, ashtu siç çuan emigrantët që nuk pranonin të riatdhesoheshin. Athedhu na ka dhënë mundësi të ushqehemi, të jetojmë dhe të riprodhohemi. I dhashë votën 3 herë, jam gati publikisht, në piedestalin e protestës, ta pres dorën, sepse shpresova se do ta ndreqte vendin. Rregulloi pagesën e faturave, këto i njoh Edi Ramës. Jam zhgënjyer, sepse ai e sheh Shqipërinë si një telajo të madhe ku po realizon ëndrrën e vet, ndërsa banorët i shikon si figurina. Kur përurohet një lulishe, nuk do që aty të ulen gratë në menopauzë dhe pensionistët, sepse i ngrijnë nervat. Ka nisur përzgjedhjen, sidomos ndaj pensionistëve dhe të rinjve që ia kalojnë Diellës; ai nuk do të donte që ata të ishin këtu. Edi Rama, në një intervistë, ka thënë, sepse unë kam qenë bashkëstudente me të, ai te piktura, unë te regjia, ka kritikuar ministrat në ’90 dhe kur doli tha se kishte vrarë frikën. Sot më erdhi në mend se frika duhet vrarë, sepse të bën të paaftë, patronazhist, të mban pas asaj rroge, të kthen në mëshirë; unë e kam vrarë frikën dhe bëj edhe pa rrogë. Unë e kam vrarë frikën disa herë, kam kaluar kufirin me fëmijën, kemi ikur me gomone. Kufijtë matanë ishin më shpresdhënës se kryeministri ynë; në kufi njeriu hedh zaret nëse do t’ia marrin apo jo jetën, ndërsa kryeministri nuk të lë të hedhësh zaret mbi tavolinë, sepse të heq bukën e gojës”, tha ajo.
