U rrëzua teksa ruante bagëtitë në mal, policia e Lezhës i shkon në ndihmë të moshuarit; dërgohet në Traumë

Një i moshuar është nxjerrë nga një situatë e vështirë këtë të shtunë, pasi policia e Lezhës i ka ardhur në ndihmë në një zonë malore. Sipas të dhënave, ai ishte rrëzuar ndërsa po ruante bagëtitë pranë kalasë së qytetit dhe kishte pësuar lëndime.

I dëmtuari mori ndihmën e parë në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa më pas u dërgua në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar. Policia ka publikuar edhe pamje nga momenti i transportimit të 71-vjeçarit nga zona malore.

Të lidhura

None found

“Lezhë. Shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore i Spitalit Rajonal të Lezhës i shkuan në ndihmë një të moshuari të dëmtuar në zonë malore.

Pas marrjes së njoftimit se një i moshuar ishte dëmtuar në një zonë malore, mbi Kalanë e Lezhës, shërbimet e Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me ekipin e urgjencës mjekësore të Spitalit Rajonal të Lezhës, kanë reaguar menjëherë.

Shtetasi, i cili ishte duke ruajtur bagëtitë në mal, dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime, duke e pasur të pamundur lëvizjen.

Me mbërritjen në vendngjarje, shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore i Spitalit Rajonal të Lezhës bënë të mundur transportimin e tij në Spitalin Rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Më pas, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe nevojës për trajtim më të specializuar, 71-vjeçari u transportua në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Policia e Lezhës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe i fton ata që, për çdo problematikë apo situatë emergjente, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112′, njofton policia.


Shtuar 11.07.2026 16:21

matbetcasibomultrabetCasibom GirişmatbetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetjojobetHoliganbetcasibomJojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişExtrabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş