Pas mbylljes së fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët vazhduan lëvizjen nëpër rrugët e kryeqytetit, në ditën e 41-të të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës.
Kolona e protestuesve përshkoi disa nga arteriet kryesore të Tiranës, mes tyre edhe rrugën e Kavajës, ndërsa për pak çaste u ndal në hyrje të zonës së njohur si Rruga e Ambasadave.
Të lidhura
None found
Gjatë marshimit, ata ngritën akuza ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë të korruptuar dhe duke kërkuar ndryshim politik.
Aktivisti Visar Dalipi, duke folur me megafon, iu drejtua pjesëmarrësve dhe u bëri thirrje qytetarëve që pohojnë se janë kërcënuar të shkojnë pranë ambasadave.
“Të gjithë ata që ndihen të kërcënuar dhe janë kërcënuar, duhet të bëjnë kërkesën në ambasadë”, u shpreh aktivisti.
