Një aksion i madh ka vënë në qendër Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, ku sipas dyshimeve është zbuluar një rrjet i përbërë nga zyrtarë, ish-zyrtarë dhe persona privatë të përfshirë në tjetërsimin e pronave me dokumente të falsifikuara.
Gjykata ka caktuar gjithsej 12 masa sigurie, mes të cilave “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Të lidhura
None found
Operacioni ka çuar në zbatimin e këtyre masave ndaj personave që dyshohet se kanë vepruar së bashku për të kaluar në mënyrë të paligjshme sipërfaqe të mëdha toke shtetërore në pronësi të individëve privatë.
LEXO EDHE: SPAK “arrin” te Kadastra, Lorena Goxhobelli dhe Martin Kala në qendër të dyshimeve për tjetërsimin pronash
Lista e plotë:
Ramazan Sheshi – arrest me burg – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
Adrian Kona – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”
Bledar Zerba – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”
Rovin Zeqja – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”
Shaqir Sheshi – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”
Viktor Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”
Arianit Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”
Besnik Xhafa – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”
Fiqeret Xhafa – detyrim paraqitje, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
Jonida Mergeja – detyrim për paraqitje, e dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”
Leandro Dervishi – detyrim për paraqitje i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”
Artur Çobani – detyrim për paraqitje i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrë*
