Analiza e “The Guardian” për zhvillimet në Shqipëri: Demokraci me buldozerë, qytetarët po kërkojnë një alternativë më të mirë politike, kryeministri duhet t’i dëgjojë

Për më shumë se një muaj, mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tiranës për të protestuar kundër qeverisë, në atë që gazeta britanike “The Guardian”, e cilëson si shpërthimin më të madh të pakënaqësisë në Shqipëri që prej rënies së komunizmit, më shumë se tre dekada më parë.

Në një analizë kushtuar zhvillimeve të fundit në Shqipëri, The Guardian shkruan se ajo që nisi si një protestë për mbrojtjen e një rezervati natyror dhe mbi 2.500 specieve që ai strehon, është shndërruar në atë që protestuesit e quajnë “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje që tashmë vë në pikëpyetje vetë drejtimin që po merr Shqipëria.

Të lidhura

None found

Sipas gazetës, qytetarët janë të zemëruar nga projektet shumë miliardëshe të zhvillimit turistik, të mbështetura nga Jared Kushner dhe Ivanka Trump, të cilat, sipas kritikëve, rrezikojnë një nga zonat e fundit të egra në bregdetin Adriatik-Zvërnecin, lagunën e tij dhe ishullin e afërt të Sazanit. Po aq shqetësuese për protestuesit është edhe mungesa e transparencës rreth këtyre projekteve.

Qeveria shqiptare ka deklaruar se marrëveshjet nuk janë finalizuar ende. Megjithatë, publikimi i videove ku shfaqen mjete të rënda në plazhe, nxiti protestat masive, shkruan gazeta britanike.

“Tashmë demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili fitoi mandatin e katërt vitin e kaluar, në zgjedhje ku pjesëmarrja ishte rreth 45 për qind”, thuhet në opinionin e The Guardian.

Gazeta citon edhe deklaratën e Ramës se, “nuk ka absolutisht asnjë mundësi që investimi të ndalet për sa kohë që unë jam këtu”.

Sipas analizës, kreu i qeverisë ka promovuar fuqishëm investimet e huaja dhe kapitalin ndërkombëtar, duke argumentuar se ato janë të domosdoshme për zhvillimin ekonomik të një prej vendeve më të varfra të Evropës.

Megjithatë, “The Guardian”, thekson se shqiptarët nuk janë kundër investimeve, por nuk duan që pasuritë natyrore të vendit të shiten përmes marrëveshjeve që perceptohen si të paqarta.

Gazeta vëren se, ndërsa Rama është paraqitur shpesh si një lider që po e çon Shqipërinë drejt modernizimit, kritikët e tij flasin për një “demokraci me buldozerë”, e cila duket më tërheqëse nga jashtë sesa për qytetarët që jetojnë në vend.

Sipas artikullit, kryeministri ia atribuon reagimin negativ ndaj projektit ndjenjave kundër Donald Trumpit. Por gazeta argumenton se lëvizja qytetare lidhet shumë më tepër me zhgënjimin ndaj qeverisë së Ramës, por edhe ndaj opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.

Analiza rikujton se zhvillimi në Zvërnec u bë i mundur pas ndryshimeve ligjore të vitit 2024, të cilat lejojnë ndërtimin e resorteve me pesë yje në rezervate natyrore. Për shumë protestues, kjo përfaqëson shembullin më të qartë të sakrifikimit të interesit publik në favor të të pasurve.


Shtuar 9.07.2026 08:47

grandpashabetultrabetkingroyalKickmatbetjojobetJojobetMadridbetjojobetJojobetvaycasinoPusulabetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetcasibom girişchild pornBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişjojobetExtrabet girişGrandpashabetHoliganbetHoliganbetTipobet