Një person është vënë në pranga, pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka kërcënuar ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur Policia.
Të lidhura
None found
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur më 9 nëntor 2025.
Policia njoftoi: “Prishtinë 09.11.2025 – 16:56. Në lidhje me rastin, më 07.07.2026 është arrestuar i dyshuari, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës”.
Pas vendimit të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
