Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë sot certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor.
Të lidhura
None found
Sipas rezultateve përfundimtare të shpallura më herët nga KQZ-ja, VV ka marrë 47.13%, PDK 19.44%, LDK 16.69% dhe AAK 6.74%.
Mbledhja e këtij institucioni është paraparë të nisë në orën 11:00. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili sqaroi se takimi është caktuar për të mërkurën pas vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me ankesat e dorëzuara në këtë institucion.
“Ju njoftoj se të mërkurën (8 korrik 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion”, tha Elezi.
Një ditë më parë, Gjykata Supreme rrëzoi pesë ankesat që po i shqyrtonte në raport me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit.
