Përplasjet mbeten të thella për Kodin Zgjedhor, bisedimet mes partive dështojnë sërish

Edhe një përpjekje e partive politike për të afruar qëndrimet rreth Kodit Zgjedhor ka përfunduar pa rezultat. Palët kanë mbetur në pozicionet e mëparshme dhe, të paktën për momentin, arritja e një konsensusi duket ende e largët. Nga pushteti është lënë e hapur një tjetër mundësi për opozitën, që të ulet dhe të gjejë marrëveshje për dallimet që ka sa u përket njësive zgjedhore, financimit dhe formës së votimit të diasporës.

Të lidhura

None found

“Të merren vesh mes vete për të gjitha dallimet që i kanë për 4 çështje kyçe, sepse e shohim se platformat i kanë të njëjta por kanë dallime në detaje, të ulen të merren vesh për një njësi zgjedhore, për modelin e financimit, për ankesat dhe mënyrën që do të ishin të pranueshme dhe të ulen të merren vesh edhe për modelin e prononcimit të diasporës. Gjithçka për të cilën partitë opozitare do ta ofrojnë te ne përmes një teksti ligji ne do ta pranojmë”- tha Bojan Stojanovski, nga OBRM-PDUKM.

Nga VLEN, Bekim Qoku theksoi se për këtë subjekt është e rëndësishme që mërgata të ketë të drejtën e votës, qoftë në mënyrë elektronike, qoftë përmes postës, por me kusht që procesi të jetë i sigurt, transparent dhe i besueshëm, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Megjithatë, opozita kundërshton vlerësimin se mes partive të saj ka afërsi në qëndrime. Mospajtimet shfaqen si te modeli zgjedhor, ku njëra palë kërkon një njësi zgjedhore ose një njësi zgjedhore me lista të hapura dhe prag, ndërsa pala tjetër insiston në 8 njësi zgjedhore, ashtu edhe te mënyra e votimit të diasporës, nëse ai duhet të zhvillohet online apo me postë. Për këtë arsye, partitë opozitare shfaqen pesimiste për mundësinë e gjetjes së një gjuhe të përbashkët.

“OBRM-PDUKM u tërhoq nga dy pika thelbësore të marrëveshjes, së pari nga votimi elektronik i diasporës, duke kërkuar që votimi të bëhet me postë. Dhe së dyti nga dakordimi që aktet nënligjore të KSHZ-së që lidhen me votimin elektronik të diasporës të miratohen me konsensus duke kërkuar që ato të miratohen me shumicë votash. 40:36 Sinqerisht kemi dyshimet tona se kjo është një lojë që në prapaskenë luhet dhe që sinqerisht më duhet ta them se edhe qëllimi përfundimtarë ka qenë që asnjëherë të mos arrihet marrëveshje, asnjëherë të mos arrihet konsensus dhe të vazhdohet me kodin e vjetër zgjedhor”, u shpreh Rina Ajdari nga BDI.

Ziadin Sela nga Lidhja për Shqiptarët deklaroi se LSDM dhe E majta janë kundër votimit elektronik të diasporës, ndërsa ata mbështesin që diaspora të votojë në mënyrë elektronike në zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale. Sipas tij, në zgjedhjet parlamentare mërgata duhet të votojë për njësi zgjedhore këtu, ndërsa shtoi se këto nuk janë dallime të vogla, por qëndrime diametralisht të kundërta dhe, sipas tij, bëhet fjalë për taktizime për t’ia hedhur fajin dikujt tjetër.

Nga ana tjetër, Borisllav Krmov nga e Majta tha se, sipas tyre, nëse duhet të diskutohet për diçka, atëherë fokusi duhet të jetë te një njësi zgjedhore dhe jo te avancimi i sistemit për votimin e diasporës. Ai theksoi se kjo çështje u shfaq papritur, diku në 3 mbledhjet e fundit, gjë që sipas tij nënkupton se është futur si “tabletë helmuese” në gjithë situatën për ta bllokuar të gjithë procesin.

Deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska, tha se e vërteta është se gjithçka është gënjeshtër e Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së, duke shtuar se sipas saj ata nuk kanë as kapacitet për konsensus dhe as synim të sinqertë për dialog politik. Ajo theksoi se LSDM nuk ka çfarë të merret vesh me opozitën, pasi, sipas saj, problemi qëndron te pushteti, te Mickoski, i cili dëshiron të manipulojë me 200 mijë vota.

Nuk përjashtohet mundësia që të ketë takime të tjera, por për momentin partitë ende nuk kanë caktuar një datë konkrete. Përpjekjet për të arritur konsensus mes pushtetit dhe opozitës synojnë miratimin e Kodit Zgjedhor dhe zhbllokimin e tij, pas mijëra amendamenteve që janë propozuar nga opozita. /Alsat/


Shtuar 7.07.2026 20:06

jojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetholiganbetnorabahisKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoRoketbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibom girişcasibombetistbetciobetcio girişjojobetRoketbet