Haxhiu kërkon që Kosovës t’i çelet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi një takim me raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për Kosovën, eurodeputetin Riho Terras, ku në qendër të bisedës ishte e ardhmja evropiane e vendit.

Të lidhura

None found

Gjatë takimit, Haxhiu theksoi se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk duhet të zvarritet më tej.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të trajtohet pa vonesa të mëtejshme dhe përparimi i vendit duhet të vlerësohet mbi bazën e meritave”, deklaroi ajo.

Ajo nënvizoi se Kosova nuk po kërkon trajtim të favorshëm, por një procedurë të barabartë dhe të drejtë.

“Kosova nuk kërkon përjashtim nga kriteret, por një proces të drejtë, i cili do t’i hapte rrugën marrjes së statusit të vendit kandidat dhe fillimit të negociatave për anëtarësim”, u shpreh Haxhiu.

Haxhiu paraqiti gjithashtu arritjet e Kosovës në reformat që lidhen me integrimin evropian, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, duke theksuar se kursi euroatlantik i vendit mbetet i pandryshuar.

“Orientimi euroatlantik i Kosovës është i qartë, i qëndrueshëm dhe gëzon mbështetje të gjerë qytetare”, tha ushtruesja e detyrës së Presidentes.

Në këtë takim u trajtuan edhe dialogu me Serbinë, temat e sigurisë, si dhe mungesa e përgjegjësisë për sulmin terrorist në Banjskë.

“Procesi evropian duhet të mbështetet në zbatimin e marrëveshjeve dhe në përgjegjësi të barabartë për të gjitha palët”, theksoi Haxhiu.


Shtuar 7.07.2026 10:58

BetinejojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetTulipbetnorabahisKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoPerabetcasibomJojobetmeritkingjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibom girişcasibombetistbetciobetcio girişjojobetGalabet