Revolta e qytetarëve për largimin e Ramës/ Auron Tare: Kjo protestë do të sjellë një Shqipëri tjetër, ku shqiptari të mësojë më në fund të luftojë edhe për veten!

Me anë të një postimi në “Facebook”, historiani dhe studiuesi Auron Tare, reagon duke shpresuar se protesta e nisur prej gati dy muajsh për largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, do të sjellë një Shqipëri tjetër, ku siç shprehet ai, “shqiptari të mësojë më në fund të luftojë për veten”.

Tare sjell në vëmendje një episod historik të vitit 1822, të cilin e lidh me zhvillimet politike dhe protestat në Tiranë.

Të lidhura

None found

Tare shkruan për atë që e quan “Beteja e Athinës”, duke kujtuar përplasjen mes dy forcave në fushat e Athinës, ku në të dyja anët e konfliktit ndodheshin shqiptarë.

“Në njërën anë ishte Kapedan Jani Gura, bir i një familjeje shqiptare të vendosur në Thesali, prijësi i forcave që historia do t’i quante greke.

Më anën tjetër qëndronte Omer Pashë Vrioni, pinjoll i derës së madhe të Vrionasve, gjeneral shqiptar në shërbim të Ali Pasha tepelenes, Khediveve te Egjyptit dhe Perandorisë Osmane, i dërguar për të shuar kryengritjen greke.

Në fushat e Athines se lashtë nuk u ndeshën vetëm dy ushtri. U ndeshën dy shqiptarë, secili nën një flamur që nuk ishte i tiji. Njëri luftonte për Stambollin, tjetri për Athinën. Shqipëria nuk gjendej në asnjërin kamp”,shkruan ndër të tjera Auron Tare.

Postimi i Auron Tares:

“Beteja e Athines”

Teksa protesta e Bulevardit po hyn në muajin e dytë, ia vlen të ndalemi një çast në një faqe historie, nga ato që shqiptarët i shkruajnë me gjakun e tyre, por që zakonisht i lexojnë të tjerët.

Shqiptari ka pasur një fat të çuditshëm. Ka ngritur perandori, ka mbajtur në këmbë mbretëri, ka udhëhequr kryengritje e revolucione, por kur vjen puna te vendi i vet, mbetet gjithnjë spektator. Është mjeshtër për të bërë historinë e kombeve të tjera dhe nxënës i dobët kur duhet të shkruajë historinë e Shqipërisë. Ndoshta, e them me shpresë, kjo protestë do të sjellë një Shqipëri tjetër, ku shqiptari të mësojë më në fund të luftojë edhe për veten.

Më korrik te 1822 , në fushat e Athines, aty ku dikur athinasit e lashtë ndalën hovin e Persisë së pamposhtur, u përplasën dy ushtri. Por, nëse do të hiqnim flamujt dhe uniformat, do të shihnim një pamje të çuditshme, në të dy anët qëndronin shqiptarë.

Në njërën anë ishte Kapedan Jani Gura, bir i një familjeje shqiptare të vendosur në Thesali, prijësi i forcave që historia do t’i quante greke.

Më anën tjetër qëndronte Omer Pashë Vrioni, pinjoll i derës së madhe të Vrionasve, gjeneral shqiptar në shërbim të Ali Pasha tepelenes, Khediveve te Egjyptit dhe Perandorisë Osmane, i dërguar për të shuar kryengritjen greke.

Në fushat e Athines se lashtë nuk u ndeshën vetëm dy ushtri. U ndeshën dy shqiptarë, secili nën një flamur që nuk ishte i tiji. Njëri luftonte për Stambollin, tjetri për Athinën. Shqipëria nuk gjendej në asnjërin kamp.

Kjo është tragjedia jonë e gjatë. Historia ua ruajti emrat të dyve, por ua ndërroi edhe atdheun. Njërin e shpalli hero të Greqisë, tjetrin e la në faqet e historisë osmane. Shqipëria nuk i mori dot asnjërin.

Ky është, ndoshta, mallkimi ynë më i madh. Shqiptari ka ditur të fitojë beteja për të gjithë, veçse nuk ka ditur t’i fitojë ato për veten.

Dhe kur një komb i fal bijtë e tij historisë së të tjerëve, nuk duhet të habitet që, një ditë, historia e vet i mbetet e shkruar nga te tjere.

Ashtu si perhere.

 


BetinejojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetultrabetTulipbetnorabahisKickmatbetpoliwinJojobetMadridbetMadridbetJojobetvaycasinoPerabetcasibomJojobetmeritkingjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişchild pornBetpascasibombetciocasibom girişcasibombetistbetciobetcio girişjojobetGalabet