Bilanci i sulmeve të fundit me raketa dhe dronë të kryera nga Rusia në Ukrainë ka shkuar në 22 të vdekur dhe 87 të plagosur, sipas të dhënave të publikuara nga Shërbimi Kombëtar i Emergjencave.
Të lidhura
None found
Kievi rezulton të jetë zona më e goditur. Kreu i administratës ushtarake të kryeqytetit, Tymur Tkachenko, njoftoi se 15 persona kanë humbur jetën, ndërsa 58 të tjerë janë plagosur.
Edhe në rajonin e Kievit janë konfirmuar shtatë viktima të tjera. Sipas kreut të administratës rajonale, Mykola Kalashnyk, numri i të plagosurve ka arritur në 29, mes të cilëve edhe katër efektivë të ekipeve të shpëtimit.
Në zonat e prekura, autoritetet ukrainase po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa numri i viktimave mund të pësojë ndryshime.
