Në “Top Arena” e ftuar së fundmi ka qenë motra e ish-banorit të Big Brother VIP Albania 5, Mateo Borrit, Kejsi.
Ajo është intervistuar nga kunata e saj, po ashtu ish-banorja e këtij edicioni, Brikena Selmani.
Të lidhura
None found
Mes tjerash ka folur edhe për raportin mes tyre dhe ka zbuluar disa të pathëna.
“Briki për të gjithë ju që ndoshta nuk e njihni personalisht është realisht shumë e dashur, shumë e kujdesshme dhe mundohesh të gjithë kohën përveç Mateos edhe mua të më rrish pranë si rasti konkret që të mora në telefon sot”, iu drejtua ajo.
Mes tjerash për Brikenën theksoi: “Realisht je e gjindshme për çdo gjë dhe të falënderoj”.
Modelja nga Prizreni gjithashtu e falënderoi Kejsin për përkrahjen dhe i tha se është vajzë me vlera të mëdha.
Mateo dhe Brikena ndërkaq po vazhdojnë të kenë një raport të mirë e ta shijojnë lidhjen jashtë Big Brother.
