Seanca e parashikuar për sot për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Pirro Xhixhon, të ndarë nga dosja hetimore ndaj ish-zyrtarit Ilir Meta, nuk u zhvillua siç ishte planifikuar.
Në sallë u paraqit vetëm Ema Çoku, ndërsa Fatime Kryemadhi mungoi bashkë me avokatët e saj mbrojtës. Po ashtu, Pirro Xhixho nuk ishte i pranishëm dhe u përfaqësua nga avokati Sokol Mëngjesi.
Të lidhura
None found
Prokuroria kishte në plan të lexonte sot pretencën, por shqyrtimi u bë i pamundur për shkak të mungesës së mbrojtjes ligjore të të pandehurës Kryemadhi. Më herët, edhe mbrojtja e saj kishte kërkuar që seanca të shtyhej.
Si përfundim, gjykata vendosi ta ndërpresë procesin dhe ta caktojë seancën e radhës për më 13 korrik, në orën 12:00, duke vlerësuar si të domosdoshme praninë e palëve dhe garantimin e mbrojtjes ligjore.
