Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kosmaç të Shkodrës, ndërsa si pasojë e goditjes njëri prej mjeteve ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.
Burime paraprake bëjnë me dije se të dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Të lidhura
None found
Sipas të njëjtave të dhëna, gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë procedurat përkatëse dhe verifikimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
