36 vjet nga ndërprerja e dhunshme e Radio Televizionit të Prishtinës

Më 5 korrik 1990, me urdhër të Qeverisë serbe, forcat serbe e ndalën transmetimin e Radio Televizionit të Prishtinës, i njohur shkurt si RTP ose TVP.

Të lidhura

None found

Ky ishte televizioni i parë shqiptar në Kosovë, ndërsa ndërprerja e programit të tij u bë përmes masave të dhunshme të zbatuara nga qeveria serbe gjatë atij viti.

Deri në atë kohë, mediumi i vetëm informativ ishte Radio Prishtina, që ishte në funksion që nga viti 1945. U deshën 19 vite derisa në vitin 1974 nisi transmetimin Televizioni i Prishtinës, i cili më pas u mbyll në vitin 1990 për shkak të qeverisë serbe.

Radio Prishtina e kishte nisur veprimtarinë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, më 1945, fillimisht në Prizren dhe më pas u zhvendos në Prishtinë.

Në fillim të vitit 1974, TVP nuk dispononte teknologji elektronike, ndaj i gjithë materiali programor xhirohej me teknikë filmike dhe më pas dërgohej në TV Beograd, ku filmi zhvillohej dhe më vonë montohej për transmetim.

Deri më 29 nëntor 1975, transmetimi realizohej nga TV Beogradi.

Gjatë verës së vitit 1974, nga Anglia kishte ardhur autoreportazhi i parë (OB Van) me 4 kamera bardhë-e-zi.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë në vitin 1999, u krijuan kushtet për themelimin e lirë të televizioneve kosovare. Njëri prej tyre ishte Radio Televizioni i Kosovës, i cili u vendos në të njëjtën ndërtesë ku kishte qenë ish-RTP, në rrugën “Xhemajl Prishtina” në Prishtinë.

Pas luftës në Kosovë, materiali dhe objektet e Radio Televizionit të Prishtinës kaluan nën administrimin e Radio Televizionit të Kosovës.

Sot, në objektin e RTP-së vepron Radio Televizioni Publik i Kosovës.


en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkBetpipoHoliganbetcasibomgoldenbahisHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikjojobetKickmatbetjojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetkalebetHoliganbetcasibomJojobetjojobetgoldenbahiscasibomcasibomberlinbetcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetİmajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetcio