Bytyçi: Rama nën trysni nga protestat, situata i ka dalë jashtë kontrollit

Prej më shumë se një muaji, qytetarët shqiptarë kanë dalë në protestë duke kërkuar largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama.

Të lidhura

None found

Në një prononcim për “Bota sot”, profesori Enver Bytyçi u shpreh se, që nga nisja e këtyre protestave, Rama ka reaguar ndaj protestuesve me fyerje dhe etiketime, ndërsa sipas tij kërkesat e tyre lidhen me dorëheqjen e kryeministrit, krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Që nga dita e parë e deri më sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është marrë me etiketime dhe fyerje për protestën 31 ditore të rinisë dhe qytetarëve shqiptarë kundër tij. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Duan një qeveri teknike ose tranzitore njëvjeçare, me qëllim që të përgatiten zgjedhjet e parakohshme. Shkaqet e protestës janë shumë. Mbi të gjitha është qeverisja e dështuar e Edi Ramës dhe ndalimi i përpjekjeve për ta tjetërsuar pronën dhe territorin e Shqipërisë.

Kjo protestë mori flakë nga rasti i Gërdecit. Rama në fillim ofroi dialog. Por protestuesit i kërkuan dorëheqjen dhe ai hoqi dorë nga dialogu. Mendoi në fillim se kishte të bënte me një protestë, të cilën mund ta manipulonte, siç ka bërë me protestën e studentëve dhe thuajse me të gjitha protestat e tjera që janë bërë në Shqipëri. Në këto kushte Rama filloi sulmet individuale dhe kolektive me fyerje, shpifje, akuza dhe trillime për spiunazh, njerëz me rekorde kriminale etj”, ka thënë ai.

Më tej, Bytyçi deklaroi se kryeministri ndodhet nën presion të fortë për shkak të protestave dhe se po përpiqet të mos humbasë mbështetjen e partnerëve perëndimorë.

Ai shtoi gjithashtu se Rama po has edhe kritika në arenën ndërkombëtare.

“Sipas burimeve të ndryshme ai është i stresuar, sepse nuk po mund ta kontrollojë lëvizjen e fuqishme kundër tij dhe nuk po ia arrin ta manipulojë atë. Sot tha në një forum në Gjermani se “Një qeveri që pushon së dëgjuari, pushon së qeverisuri”! Jam i sigurt se kjo deklaratë ishte një dorashkë për të qetësuar partnerët europianë, përkatësisht ata gjermanë. Për t’u thënë atyre se “nuk jam diktator”, se “jam i gatshëm për dialog”, se “jam i aftë të gjej gjuhën e përbashkët me protestuesit”, etj. Dmth Rama duket se ka një problem të pakapërcyeshëm me faktorin perëndimor. Administrata e Donald Trummp, sipas agjencisë së lajmeve “ROJTER”, po shqyrton mundësinë për ta anuluar samitin e NATO-s në Tiranë, i planifikuar të mbahet në vitin e ardhshëm 2027. Europianët vijnë dhe flasin kundër Edi Ramës në tubimet e protestave në Tiranë. Të hënën e shkuar ishin 5 eurodeputetë, që morën fjalën dhe dënuan qeverisjen e Edi Ramës”, ka treguar ai.

Sipas Bytyçit, protestat kanë në qendër edhe kërkesën për shfuqizimin e disa ligjeve, si dhe largimin e Ramës, ndërsa pakënaqësia, sipas tij, lidhet edhe me çështjet e Sazanit dhe Zvërnecit.

Ai përmendi po ashtu edhe lidhjet e Ramës me Sorosin.

“Thelbi është shfuqizimi i katër ligjeve që Edi Rama i ka kaluar në parlament me urdhrin e tij si kryetar i mazhorancës, përkatësisht ligji për investitorët strategjikë, për zonat e mbrojtura, për zonat e trashëgimisë kulturore dhe Paketën e Maleve. Por edhe dorëheqja dhe zgjedhjet e reja. Sazani dhe Zvërneci u bënë shkëndija e shfaqjes së pakënaqësisë dhe fillimit të protestave. Sazani i është dhënë dhëndëri të presidentit Donald Trump, përkatësisht Jarad Kushner. Po ashtu Zvërneci. Nga të dhënat e shpallura në protestë, ishte Edi Rama që është vetofruar për t’ua dhënë ishullin dhe Zvërnecin njerëzve të familjes Trump, me shpresën se duke u lidhur me ata do të siguronte mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë.

Por për fatin e keq të Ramës kjo nuk po funksionon. Sepse Edi Rama është kumbari i parë i Goerge Soros senjor dhe djalit të tij, Aleksit, të cilët shihen nga Trump si kundërshtarët kryesorë të tij. Edhe për zgjedhjet e pjesshme të senatit dhe kongresit amerikan që do të mbahen në nëntor, Soros ka ndarë mbi 100 milion dollarë amerikanë në ndihmë të kundërshtarëve të Donald Trump. Miku i Ramës lufton kundër Trump dhe vetë Rama shet copa Shqipërie për t’u miqësuar me presidentin amerikan. Kjo lojë është e rrezikshme jo vetëm për Shqipërinë. Është e rrezikshme edhe për vetë presidentin Trump, sepse shitja e territorit shqiptar dhëndrit të tij po shndërrohet në armë efektive kundër Partisë Republikane të zotit Trump dhe ai ka mundësi të humbasë në zgjedhjet e ardhshme të pjesshme”, ka shtuar ai.

Në fund, Bytyçi theksoi se Rama ndodhet nën trysninë e protestave dhe të ndërkombëtarëve.

Sipas tij, kryeministri përballet njëkohësisht edhe me rreziqe që lidhen me kontrata me grupe kriminale, ndërsa e cilësoi situatën si të rrezikshme si për të ashtu edhe për vendin.

“Edi Rama është midis dy zjarreve. Zjarrit të protestuesve, të cilët janë të vendosur në kërkesën e tyre për dorëheqjen e tij. Dhe zjarrit të zemërimit të europianëve për shkak të shitjes së ishullit të Sazanit, të cilin ata në të ardhmen e shohin si një mundësi që aty të ngrihet një bazë ushtarake e fuqishme anti-europiane. Se cili nga këto zjarre do ta përfshijë në flakë, duhet të shohim. Besoj se të dyja këtë zjarre. Por megjithatë ka edhe një zjarr të tretë, i cili rrezikon seriozisht ekzistencën fizike të kryeministrit të Shqipërisë. Janë kontratat që ai ka bërë me kartelet e drogës nga Kolumbia e Meksika e deri në Europë, Ballkan e në Shqipëri. Këto kontrata, nëse nuk zbatohen prej tij, do t’ia hanë kokën atij. Nëse jep dorëheqjen, do të thotë se kartelet e drogës e dënojnë për tradhti ndaj tyre. Prandaj kryeministri Rama ka zgjedhur të tradhtojë interesat e Shqipërisë!”, ka përfunduar Bytyçi për “Bota sot”.

Image


Shtuar 4.07.2026 17:23

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkartemisbetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikjojobetKickmatbetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetHoliganbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibombetistbetcio