Në një banesë në Shkup, gjatë një kontrolli të kryer nga policia, janë gjetur dhe sekuestruar 11.5 kilogramë marihuanë, 400 gramë kokainë, si edhe sasi amfetamine, ekstazie, LSD-je, vaji të hashashit, rrëshire dhe kërpudhash halucinogjene, bëri të ditur Policia e Shkupit.
Të lidhura
None found
Kontrolli është zhvilluar me urdhër gjykate në banesën që përdorej nga M.B. dhe N.J., dy persona që më parë ishin privuar nga liria.
Sipas njoftimit të MPB-së, “Gjatë bastisjes, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar 11,5 kilogramë marihuanë, 400 gramë kokainë, si dhe amfetaminë, ekstazi, LSD, vaj hashashi rrëshirë dhe kërpudha halucinogjene. Personat janë ndaluar për procedurë të mëtejshme”.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, policia ka paraqitur kallëzim penal me procedurë urgjente ndaj tyre në Prokurorinë Publike kompetente.
