Ankara nën masa të jashtëzakonshme për samitin e NATO-s, kryeqyteti vishet për Trump dhe delegacionet, ndërsa qytetarët kundërshtojnë

Në prag të samitit të NATO-s, Ankaraja është futur në gatishmëri të lartë, teksa në kryeqytetin turk pritet të mbërrijnë udhëheqësit e 32 vendeve anëtare të Aleancës, mes tyre edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Të lidhura

None found

Përpara mbërritjes së delegacioneve të huaja, autoritetet në Turqi kanë vënë në zbatim masa të shumta për të përmirësuar imazhin e qytetit, por kufizimet e rrepta të sigurisë kanë sjellë pakënaqësi si te banorët, ashtu edhe te opozita.

Punonjësit e bashkisë po punojnë në rrugët që lidhin qytetin me aeroportin e Ankarasë, duke mbjellë lule, lyer trotuaret dhe duke fshehur me tabela të mëdha zonat e dëmtuara dhe lagjet e varfra, në përpjekje që kryeqyteti të paraqitet sa më mirë përballë vizitorëve zyrtarë.

Gjatë ditëve të samitit, disa prej akseve kryesore do të jenë të mbyllura, ndërsa në periudhën nga 28 qershori deri më 8 korrik është ndaluar çdo protestë dhe tubim në Ankara. Këto masa kanë sjellë reagime të forta nga opozita.

Bashkëkryetari i Partisë DEM, Tuncer Bakırhan, u shpreh se Ankaraja është kthyer në një “burg të hapur”, duke akuzuar autoritetet se po bllokojnë funksionimin normal të qytetit vetëm për të garantuar kalimin e autokolonave zyrtare.

Sipas mediave turke, përgatitjet për këtë samit, ku përfshihen rinovimi i një aeroporti ushtarak dhe ngritja e infrastrukturës së re, kanë kapur vlerën e mbi 11 miliardë lira turke, ose më shumë se 205 milionë euro. Nga ana e saj, qeveria i paraqet këto shpenzime si pjesë të procesit të modernizimit të kryeqytetit.

Ndërkohë, tregtarët po raportojnë humbje të ndjeshme ekonomike, pasi shumë biznese janë detyruar të mbyllen përkohësisht për shkak të rrugëve të bllokuara dhe rënies së klientelës.

Në krahun tjetër, Federata Turke e Shoferëve të Taksive e ka shfrytëzuar këtë moment për të nisur një nismë mikpritjeje për të huajt. Shoferëve u është kërkuar të mbajnë këmisha të bardha dhe pantallona gri, ndërsa për pasagjerët janë parashikuar ujë, llokum dhe kolonjë tradicionale turke.

Për herë të parë në Ankara do të dalin në patrullim edhe efektivë policie mbi kuaj, ndërsa autoritetet kanë ndërhyrë gjithashtu në rrugë duke rregulluar gropat, duke niveluar kapakët e pusetave dhe duke sistemuar infrastrukturën në prag të mbërritjes së liderëve.

Pakënaqësitë janë reflektuar edhe në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar komentet ironike nga përdorues që theksojnë se investime të tilla duhet të bëhen për qytetarët dhe jo vetëm në raste vizitash nga figura të huaja.

Për të shmangur trafikun e rënduar dhe kufizimet e vendosura, një pjesë e banorëve kanë zgjedhur të largohen për disa ditë nga Ankaraja, çka ka bërë që trenat dhe autobusët me destinacion qytetet e tjera të mbushen plot përpara samitit.


Shtuar 4.07.2026 11:07

en çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMilanobetHoliganbetJojobetultrabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetbetkolikbetosferKickmatbetlunabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetultrabetPadişahbetcasibomJojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetPerabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet girişcasibom girişcasibom