Glauk Konjufca, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme, ka njoftuar se ka realizuar një vizitë pune në Republikën Federale të Nigerisë, ku është takuar me sekretarin e Qeverisë së Federatës, senatorin George Akume.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në rrjetin social X, Konjufca ka shprehur kënaqësinë për takimin me zyrtarin e lartë nigerian, duke vënë në dukje se Kosova e pret me interes ndërtimin e një bashkëpunimi konstruktiv me Nigerinë.
“Kosova pret të ndërtojë një angazhim konstruktiv me Nigerinë dhe të eksplorojë mundësi për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Konjufca.
Ai ka falënderuar gjithashtu sekretarin George Akume dhe kabinetin e tij për mikpritjen e ngrohtë të treguar gjatë vizitës zyrtare.
Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për thellimin e bashkëpunimit dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Nigerisë.
