Arrestohet në Gostivar shoferi që shkaktoi aksident dhe u largua nga vendngjarja

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se është ndaluar personi që kishte shkaktuar një aksident trafiku në Gostivar dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Të lidhura

None found

Sipas MPB-së, më 02.07.2026, efektivët e Stacionit Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Gostivar e kanë privuar nga liria F.I. (36) nga fshati Vrutok i Gostivarit.

Ai dyshohet se, pas një aksidenti trafiku që kishte ndodhur më herët në Gostivar, ku po drejtonte automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Caddy” me targa të Gostivarit, ishte larguar nga vendngjarja. Policia e ka lokalizuar më pas dhe, pas kontrolleve të kryera, është konstatuar se automjetin e drejtonte pa leje drejtimi.

Nga MPB thonë se, pas udhëzimeve të prokurorit publik, drejtuesi i mjetit është arrestuar, automjeti është sekuestruar dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresa përkatëse.


Shtuar 3.07.2026 12:32

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetinterbahisjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş