Një protestuese u shpreh se përdorimi i miellit dhe vezëve ndaj deputetëve është i pavlerë, pasi sipas saj ata meritojnë të goditen me mbeturina. Duke folur edhe për dhunën e ushtruar ndaj një personi që merr pjesë në protestë bashkë me djalin e tij me aftësi të kufizuar, ajo tha se shteti nuk i ka siguruar fëmijës asnjë karrocë dinjitoze dhe se për këtë arsye duhet një reagim sa më i madh.
“Jam nga diaspora e Italisë. Mos e thërrisni z.Kryeministër, sepse unë nuk e kam votuar dhe ai nuk mund të jetë kryeministri im.
Të lidhura
None found
Është gjynah të çohen dëm vezët dhe mielli, ndaj mos i harxhoni, sepse ka plot mbeturina që mund t’ua hedhim.
Sot është 2 korriku i ambasadave. Unë jam mësuese për nxënësit me aftësi ndryshe në Itali.
Fëmija i atij zotërisë nuk kishte një karrocë të denjë dhe kur e pashë sot të dhunohej, mbeta pa fjalë. Ky ishte reagimi që prisja nga ju, që sheshet të mbushen sa më shumë.
Ne duhet të jemi dëshmitarë të ndryshimit.
Kulmi i së keqes është hiçi!
Më 4 korrik, shumë bashkëatdhetarë do të jenë këtu, ndaj edhe nëse mundeni vetëm për një orë, dilni këtu”, tha ajo.
