Jude Bellingham emocionon me mesazhin për Venezuelën, tifozët e përgëzojnë për gjestin

Pas triumfit dramatik 2-1 të Anglisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në fazën e 1/16-tës së Kupës së Botës, ndikimi i Jude Bellingham u ndje edhe jashtë fushës së lojës.

Mesfushori i Real Madridit kontribuoi që “Tre Luanët” të siguronin kalimin në 1/8-tën e finales, ku do të përballen me Meksikën, por një nga çastet që mbeti më shumë në mendje erdhi pas përfundimit të ndeshjes.

Të lidhura

None found

Teksa po kalonte nëpër “zonën miks”, Bellingham po bëhej gati të largohej, kur dëgjoi një gazetar të përmendte Venezuelën.

23-vjeçari reagoi menjëherë, ndaloi, u kthye dhe përcolli një mesazh të ngrohtë: “Shumë dashuri dhe mbështetje për të gjithë në Venezuelë”.

Ky reagim erdhi në një moment kur Venezuela ishte goditur nga një tërmet shkatërrues, ngjarje që solli solidaritet të madh edhe nga bota e sportit.

Megjithëse zgjati vetëm pak sekonda, veprimi i Bellingham u përhap me shpejtësi në rrjet, ndërsa shumë tifozë vlerësuan yllin e Anglisë për faktin se gjeti kohë të përshëndeste të prekurit, pavarësisht nxitimit pas sfidës.

https://x.com/ManuSportsVE/status/2072441230248604151


jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomcasibomjojobetHoliganbetHoliganbetCasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobet