Gjykata lë në qeli Nikollas Agollin dhe David Priftin për plagosjen e Brian Syzos në Pogradec

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Nikollas Agollit dhe David Priftit, të arrestuar për plagosjen e Brian Syzos, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë në Pogradec.

Në seancë, Nikollas Agolli ka pranuar se ka qenë personi që ka qëlluar me armë, duke deklaruar se veproi për hakmarrje, pasi sipas tij, vëllai i Brian Syzos e kishte rrahur dhe plagosur me thikë.

Të lidhura

None found

“E bëra. E godita. Jo me qëllimin për ta vrarë. Unë e godita në këmbë që ai të kuptonte çfarë do të thotë të plagosësh dikë. Siç më rrahën mua e më plagosën vjet. Kam qenë vetëm në makinë”, është shprehur Nikollas Agolli.

Nga ana tjetër, David Prifti e ka mohuar akuzën, duke pretenduar se në çastin e ngjarjes nuk ndodhej me Agollin, por ishte diku tjetër.

https://euronews.al/plagosi-me-arme-zjarri-35-vjecarin-ne-pogradec-dhe-u-largua-kapet-autori/embed/#?secret=Q2CQBUQCGW#?secret=8ecHccGSbc


Shtuar 2.07.2026 13:41